Lapsi.al
  • Kryesore
  • Lajme
  • Ide
  • Sport
  • Paparazzi
  • Stil
  • Planet
  • Syri i Lapsit
  • Lapsi Leaks
  • Dossier
  • Blog
  • Më të lexuarat
Nuk ka rezultat
View All Result
Lapsi.al
  • Kryesore
  • Lajme
  • Ide
  • Sport
  • Paparazzi
  • Stil
  • Planet
  • Syri i Lapsit
  • Lapsi Leaks
  • Dossier
  • Blog
  • Më të lexuarat
Nuk ka rezultat
View All Result
Lapsi.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kevin Spacey rikthehet në ekran me një film dramatik

20:59 05/05/26
në Arkiva, F1, Paparazzi
Koha e leximit: 2 min
A A
Kevin Spacey

Kevin Spacey


Kevin Spacey do të rikthehet në ekran për të luajtur në filmin dramatik me titull “Melodies in the Forest”. Prodhimi i përket kompanisë “Ventitre SRL” në bashkëprodhim me “Pink Flamingo Media Group”.

Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në tetor dhe do të zhvillohen në Itali dhe Republikën Çeke. Aktori do të luajë rolin e 85-vjeçarit Petr Novotni, jeta e qetë e të cilit përmbyset kur e kaluara e errët e periudhës së luftës që ai e mbajti të fshehur për dekada del në sipërfaqe në një mënyrë të dhunshme.




Sipas sinopsisit zyrtar, “kur dirigjenti i njohur rrëmbehet gjatë një shëtitjeje rutinë, ai e njeh rrëmbyesin e tij si Yosef, një kompozitor hebre që e kishte takuar në kampin e përqendrimit Terezin në vitin 1942. Teksa hetimi ngushtohet, fëmijët e tij zbulojnë një ditar të fshehur që përmbys gjithçka që ata besonin për babanë e tyre, duke i detyruar ata të përballen me konceptet e fajit, bashkëfajësisë dhe çmimit të mbijetesës”.

Spacey-t do t’i bashkohen John Savage, Vincent Spano, Antonella Salvucci, Andrea Bruschi, Danny Kamenski, Kasper Keldorfer dhe Enzo Storico. Filmi është shkruar, drejtuar dhe është prodhuar ekzekutivisht nga Roberto Lippolis, i cili është i njohur për veprën e tij “The Cat & the Moon”.

Karriera e fituesit të dy çmimeve Oscar, u ndërpre në vitin 2017 pas një sërë akuzash për sulme seksuale. Megjithëse ai është shpallur i pafajshëm ose jo përgjegjës në disa çështje gjyqësore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte mbetur kryesisht i përjashtuar nga projektet e mëdha të Hollywood.

Gjatë vitit 2025, Spacey deklaroi se ishte në vështirësi të mëdha financiare dhe kishte humbur shtëpinë e tij në Baltimore për shkak të borxheve ligjore miliona dollarëshe. ©LAPSI.al

Etiketa: aktorKevin SpaceySpacey
Share30Tweet19SendShareSend

Ju rekomandojmë

Krijuesit e “Friends” reagojnë ndaj ndarjes nga jeta të Perry
Paparazzi

Në nder të Matthew Perry: objektet e “Friends” në ankand

05/05/2026
Meryl Streep rrëfen arsyen e refuzimit të rolit ikonik
Paparazzi

Meryl Streep rrëfen arsyen e refuzimit të rolit ikonik

30/04/2026
Barry Keoghan mohon akuzat për tradhti ndaj Sabrina Carpenter
Paparazzi

Barry Keoghan mohon akuzat për tradhti ndaj Sabrina Carpenter

29/04/2026
Russell Brand pranon lidhjen me 16-vjeçaren: “E shoh si shfrytëzim”
Paparazzi

Russell Brand pranon lidhjen me 16-vjeçaren: “E shoh si shfrytëzim”

23/04/2026
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një romancë dashurie
Paparazzi

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një romancë dashurie

22/04/2026
Eddie Murphy nderohet me çmimin e karrierës në AFI
Paparazzi

Eddie Murphy nderohet me çmimin e karrierës në AFI

20/04/2026
Më shumë
Para
Rama

Rama në Gjirokastër: 83 mandatet na duheshin për integrimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *






TË FUNDIT

Toto Riina
Arkiva

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

05/05/2026

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e...

Lexo më shumë
Shehaj

Shehaj: Nuk bashkëpunoj me PD, ideja për një prag 4% zhduk partitë e reja

05/05/2026
Arsenal

Saka vendos, eliminohet Atletico Madrid: Arsenal në finalen e Champions League

05/05/2026
Epstein

Misteri i zhdukjes së ish-modeles italiane që akuzoi Jeffrey Epstein

05/05/2026
Eva Dumani

BIRN: Të kthyer nga kampet e Sirisë, shqiptarët përballen me vështirësi në riintegrim

05/05/2026





Media Etike
Nuk ka rezultat
View All Result

Më të lexuarat

Kevin Spacey

Kevin Spacey rikthehet në ekran me një film dramatik

05/05/2026
Drejtoria e Burgjeve

Festa në qelitë e Durrësit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket

01/05/2026
Burgu i Durrësit

Skandal/ Grupi i Lul Berishës festë me muzikë e alkool në burgun e Durrësit (PAMJET)

01/05/2026
Edi Rama

Aksidenti i fëmijëve në Durrës, reagon Edi Rama

03/05/2026
SHBA

Analiza/ Irani zgjodhi luftën, por a gaboi që goditi Emiratet e Bashkuara Arabe?

04/05/2026

Themelues : Armand Shkullaku - Andi Bushati

© 2026 Copyrighted Lapsi.al - Politika e Privatesise - Dev by Techzero1.com

© 2026 Copyrighted Lapsi.al - Politika e Privatesise - Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Lajme
  • Ide
  • Sport
  • Paparazzi
  • Stil
  • Planet
  • Syri i Lapsit
  • Lapsi Leaks
  • Dossier
  • Blog
  • Më të lexuarat

© 2026 Copyrighted Lapsi.al - Politika e Privatesise - Dev by Techzero1.com

notification icon
Merrni lajmet e fundit me mesazhin automatik !